Prag lufte, SHBA po shqyrton provën e parë bërthamore pas gati tre dekadash

00:28 | 24 Maj 2020

Administrata Trump mori në konsideratë javën e kaluar nëse do të bënte testimin bërthamor për herë të parë pas 28 vitesh, raportoi Washington Post.

Çështja u ngrit në një takim të krerëve të shërbimeve të sigurisë kombëtare të SHBA, pas akuzave nga Shtëpia e Bardhë se Rusia dhe Kina janë duke zhvilluar teste bërthamore me intesitet të ulët, transmeton portal arbresh.info

Vendimi përfundimtar për këtë çështje nuk u mor në takim, por pjesëmarrësit ranë dakord t’u përgjigjen kërcënimeve nga Rusia dhe Kina me masa të tjera, dhe se testet bërthamore amerikane nuk duhet të kryhen tani për tani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara