Populistët e Italisë sfidojnë BE-në për emigrantët

14:33 | 16 Maj 2018

Dy partitë populiste të Italisë do të tentojnë të arrijnë një marrëveshje për formimin e qeverisë, pasi doli në media një draft-plan për të sfiduar rregullat e BE-së mbi emigracionin dhe borxhin.

Një nga draft idetë është kërkesa për të anuluar obligacionet prej 250 miliardë eurosh të blera nga Banka Qendrore Evropiane, transmeton portali arbresh.info.

Italia është e dyta me borxhin më të madh në eurozonë.

Dy udhëheqësit e partive gjithashtu nisën një sulm mbi zyrtarët e BE-së, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në procesin e bisedimeve.

Tre komisionerë të BE-së tashmë kanë theksuar se nuk ka oreks për ndonjë ndryshim në rregulla.

Kreu i krahut të djathtë, Matteo Salvini, sulmoi “ndërhyrjen e papranueshme nga BE”, ndërsa Luigi Di Maio, i lëvizjes anti-establishment Pesë Yjet, foli për “sulme të vazhdueshme … nga Eurokratët”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale