Policja braziliane që nuk ishte në detyrë, qëllon me revole në këmbë një të ri që sulmoi një person tjetër

23:39 | 7 Nëntor 2019

Ky është momenti kur një police që nuk ishte në detyrë arrin t’ia shpëtojë jetën një burri që sulmohet me hanxhar nga një person, të cilin ajo e qëlloi me revole para një lokali në Brazil.

Claudia Kafer, 32-vjeçe, që nuk në atë moment kritik nuk ishte në detyrë, hapi zjarr para një ëmbëltoreje në qytetin Colniza në perëndim të Brazilit, transmeton Telegrafi.

Ajo menjëherë reagoi kur pa Nelson Arruda, 33-vjeç, duke u sulmuar me hanxhar para lokalit, ku ajo ishte ndalur për të blerë një shishe me ujë së bashku me të dashurin.

Kafer që prej nëntë vitesh është anëtarë e policisë braziliane, kishte me vete revolen zyrtare dhe pasi e kuptoi se po i rrezikohej jeta një civili, u identifikua duke ia bërë të ditur se është police dhe se duhet të ndalet.

“Për një moment e hodhi hanxharin në tokë duke menduar se do të ndalet. Por ai e mori sërish dhe filloi ta ndjek viktimën”, ka deklaruar ajo për mediat braziliane.

Policja braziliane arriti ta plagos në këmbë sulmuesin, kurse sapo mbërritën forcat e rendit sulmuesi u identifikua si Cremildo Ribeiro, 21-vjeç, i cili akuzohet për tentim vrasje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara