Policia greke arreston 120 emigrantë

21:03 | 23 Prill 2018

Policia greke ka arrestuar 120 azilkërkues pas një dhune që ka shpërthyer brenda natës së kaluar.

Banorët lokalë janë përpjekur që t’i japin fund protestës së tyre pesë-ditore në zemër të kryeqytetit ishull, ku kanë kundërshtuar praninë e emigrantëve në vend, transmeton portali arbresh.info

Përleshjet në mes të azilkërkuesve dhe qytetarëve kanë lënë të shtruar në spital të paktën 10 persona.

Televizioni shtetëror, duke cituar zyrtarët e spitaleve, tha se shumica e të lënduarve ishin emigrantë.

Përveç 120 azilkërkuesve, policia ka arrestuar edhe 2 grekë që po protestonin.

Protesta është nxitur pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila vendosi se emigrantët që vijnë në ishullin grek nga Turqia mund të udhëtojnë nëpër greqi, edhe pse kërkesa për azil është në përpunim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara