Policia franceze merr në pyetje truprojën e Marine Le Pen

16:18 | 22 Shkurt 2017

Truproja e Marine Le Pen dhe shefi i stafit të saj janë marrë në pyetje nga policia franceze mbi keqpërdorimin e fondeve të BE-së.

Arrestimet janë bërë në prag të akuzave nga ana e Parlamentit Evropian për shfrytëzimin e të hollave të BE-së nga Fronti Kombtar, transmeton portali arbresh.info.

Supozohet se ajo ka paguar dy asistentë për punë jo-parlamentare dhe ka kërkuar që ajo të pagujë rreth 339,000 euro.

Në fillim të këtij muaji Le Pen ka mohuar akuzat, duke thënë se ‘francezët mund të tregojnë diferencën mes skandaleve të vërteta dhe trukeve politike të pista’.

Avokati i lideres së Frontit Kombëtar, Marcel Ceccaldi, tha se këto veprime janë përpjekje për të destabilizuar fushatën e Le Pen, e cila kryeson nëpër sondazhet e fundit.

Le Pen pritet të fitojë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze që pritet të mbahen me 23 prill, por gjithashtu është parashikuar se ajo do të humbë në balotazh që pritet të mbahet me 7 maj./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara