Policia franceze e ndalon një sulm të planifikuar ndaj myslimanëve dhe hebrenjëve

22:34 | 11 Qershor 2019

Në Francë është shkatërruar një grup i së djathtës ekstreme që ka planifikuar sulm terrorist ndaj muslimanëve dhe hebrenjve, transmeton AA.

Sipas lajmit të kanalit BFMTV, në kuadër të hetimit disa mujorësh në vend është shkatërruar një grup i së djathtës ekstreme që ka planifikuar sulm terrorist ndaj muslimanëve dhe hebrenjve dhe janë arrestuar 5 persona mes periudhës shtator 2018-maj 2019.

Në lajm theksohet se hetimi ka filluar pasi në mesin e 5 personave ka qenë edhe një polic i arrestuar më 7 shtator 2018.

Në shtëpinë e policit janë gjetur kallashnikov, mjete shpërthyese, armë dhe pushkë, ndërsa në kuadër të hetimit është parandaluar sulmi terrorist në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara