Policia e Louisvillet do ta paguajë 10 milionë euro familjen e viktimës Breonna Taylor

22:05 | 15 Shtator 2020

Zyrtarët në Louisville, Kentucky kanë rënë dakord të paguajnë 12 milionë dollarë (10.3 milionë euro) familjen e Breonna Taylorit, një grua me ngjyrë që u vra në shtëpinë e saj nga policia.

Taylor ishte 26 vjeç kur u qëllua tetë herë më 13 mars gjatë një kontrolli rutine për drogë, raporton BBC.

Emri i saj është shfrytëzuar edhe për protestat anti-racizëm në muajt e fundit, transmeton Telegrafi.

Lonita Baker, një avokate e familjes së Taylorit, e quajti zgjidhjen vetëm një “shtresë” në përpjekjen për të kërkuar drejtësi dhe vlerësoi reformat e reja të policisë.

“Drejtësia për Breonna është shumë-shtresore”, tha Baker në një konferencë shtypi të martën së bashku me kryebashkiakun e Louisvillet, Greg Fischer.

Ajo e quajti marrëveshjen “të jashtëzakonshme, por vetëm një pjesë” të asaj që familja shpreson, duke përfshirë arrestimin e oficerëve të përfshirë në vdekjen e saj.

Ndryshe, marrëveshja përfshin një seri reformash policore në qytet, duke përfshirë që kërkesat për kontrollim të aprovohen nga një oficer i lartë dhe dhënia e një kredie strehimi oficerëve që lëvizin në lagjet me të ardhura të ulëta që ata patrullojnë në qytet.

Lajmet më të lexuara