Planifikonte të merrte me dhunë ueb faqen, dënohet me burg influencuesi

18:51 | 10 Dhjetor 2019

Një influencues Instagrami  është dënuar me 14 vjet burgim për një komplot për të marrë një emër domeni nën kërcënimin e armës.

Rossi Lorathio Adams II, 27-vjeçar fitoi më shumë se një milion ndjekës duke postuar video të studentëve që festonin nga Universiteti Shtetëror i Ajovës në faqen e tij Doit4thestate.com, transmeton portali arbresh.info.

Ai më pas planifikoi të zgjerojë perandorinë e tij duke blerë domenin Doitforthestate.com.

Por për dy vjet, pronari i saj nuk pranoi t’ia shiste atij.

Në qershor 2017, Adams dërgoi kushëririn e tij Sherman Hopkins Jr në shtëpinë e pronarit të domenit, në Cedar Rapids, Ajova.

Burrat kishin gjetur adresën përmes regjistrave të regjistrimit të ndërmarrjes në internet GoDaddy.

Hopkins, një kriminel i dënuar, hyri me dhunë në shtëpinë e burrit, duke veshur një maskë.

Ai e goditi me pistoletë disa herë viktimën dhe kërkoi që domeni të transferohej në emrin e Adams.

Gjatë përleshjes së dhunshme, viktima u qëllua në këmbë para se të arrinte të fitonte kontrollin e armës.

Ai më pas qëlloi sulmuesin e tij disa herë në gjoks dhe thirri policinë.

Të dy burrat mbijetuan dhe Hopkins u dënua me 20 vjet burg në fillim të këtij viti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara