Peshkaqenët dalin në rrugë pas ciklonit në Australi

13:41 | 30 Mars 2017

Një peshkaqen i madh i cili konsiderohet si agresiv dhe një nga më të rrezikshmit në botë u zbulua në mes të rrugës pas rënies së nivelit të ujit në një qytetet të Australisë që u godit nga cikloni Debbie.

Fotot e peshkaqenit u bënë virale në mediat sociale kur autoritetet vendase u thanë njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi sepse peshkaqenë apo rreziqe të tjera mund të vinë nga përmbytja e rrugëve.

Grabitqari gjigand u gjet në një rrugë në Ayr, në veri të Queensland, pas stuhisë së shiut dhe erërave të forta që rezultoi me përmbytje të zonës.

Zjarrfikësit në Queensland dhe Shërbimi i Emergjencave Civile postuan në Tëitter e Facebook fotografi të peshkaqenit, duke shkruar:

“Mendoni se jeni të sigurt nëse futeni në ujë? Mendoni përsëri! Ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë ndodhet nën sipërfaqen e ujit që ka përmbytur zonën gjatë stuhisë së ashpër dhe ciklonit Debbie”.

641131-rkp2p893l 641131-ryunau53x
641131-byun6ucnl

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara