Pesë emigrantë u gjetën të vdekur në ujërat spanjolle

15:58 | 6 Shtator 2018

Pesë emigrantë u mbytën dhe 193 u shpëtuan në detin e Mesdheut jashtë brigjeve spanjolle, tha roja bregdetare spanjolle të enjten, pasi gjashtë barka u mbytën.

Spanja është bërë pika kryesore e hyrjes për emigrantët që iknin nga Afrika për të kërkuar një jetë më të mirë në Evropë, duke kapërcyer Italinë dhe Greqinë, pasi qeveria e re populliste e Italisë refuzon të pranojë anije shpëtimi.-përcjell arbresh.info

Të mbijetuarit nga një barkë që shpëtuan thanë se katër persona të tjerë kishin humbur në det më herët gjatë udhëtimit, tha një zëdhënës i rojës bregdetare por nuk mund të konfirmonte numrin më të lartë të vdekjeve.

Emigrantët që gjenden të vdekur apo të humbur në ujërat spanjolle kanë tejkaluar tashmë numrin 153 të raportuar për vitin e kaluar, tregojnë shifrat spanjolle të rojës bregdetare. Deri në fund të gushtit të këtij viti, 155 emigrantë ishin raportuar të vdekur ose të humbur pa numëruar viktimat e fundit.

Një total prej 33,195 emigrantë të paligjshëm kishin hyrë në Spanjë në fund të gushtit, tregojn të dhënat e Ministrisë së Brendshme. Kjo është më shumë se dyfishi i numrit për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara