Përplasje titanësh mes krokodilit dhe anakondës 8 metra

15:56 | 15 Shtator 2019

Fotografitë e pabesueshme tregojnë një luftë midis një anakonde 8-metërshe dhe një krokodili në ujërat e ëmbla të një kënete të pyjeve të Amazonës.

Fotografi i jetës së egër, Kevin Dooley, 58 vjeç, ishte duke drekuar në ligatinat tropikale të Pantanalit, Brazil, kur u kthye dhe pa një anakondë të mbërthyer në një kaiman – një nga speciet më të vogla të krokodilit.

Dooley incizoi momentin kur anakonda shtrëngonte zvarranikun tjetër në atë mënyrë që t’ia thente këmbët atij, përpara se krokodili të arrinte ta kafshojë përsëri.

Sidoqoftë, anakonda arriti ta triumfojë duelin, duke e mbytur përfundimisht krokodilin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara