Pentagoni pranon se të ardhurat nga nafta në Siri shkojnë për YPG/PKK-në

21:22 | 7 Nëntor 2019

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka pranuar se të ardhurat nga fushat e naftës që SHBA i kontrollon në Siri shkojnë për Forcat Demokratike Siriane (SDF), shtylla kryesore e së cilës përbëhet nga organizata terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne ende punojmë me SDF-në në luftën kundër DEASH-it. Ne vazhdojmë t’i mbështesim ata në mënyrë që ta vazhdojnë luftën kundër DEASH-it”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman, duke folur në një brifing me gazetarët.

I pyetur se me çfarë preteksti ligjor SHBA kontrollon fushat e naftës në rajon duke pasur parasysh faktin se në arenën ndërkombëtare fushat e naftës i takojnë qeverive legjitime përkatëse, Hoffman iu shmang përgjigjes duke thënë se “Ne kemi të drejtë të mbrohemi, gjithsecili e di se ku gjendemi”.

“SHBA ka të drejtë të mbrojë amerikanët kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë DEASH-in. Përpjekjet tona në rajon janë që DEASH të mos e marrë naftën. Ne po ashtu përpiqemi që SDF të përdorë këto fusha si fond në luftën kundër DEASH-it”, tha Hoffman pas një pyetjeje në lidhje me një deklaratë të shefit të Pentagonit, Mark Esper, i cili ka thënë se SHBA do ta pengojë hyrjen e Rusisë dhe Sirisë në këto zona.

I pyetur sërish se mbi çfarë bazash ligjore SHBA kontrollon burimet natyrore brenda kufijve të një shteti tjetër, Hoffman u përgjigj se kjo “buron nga autoriteti i kryekomandantit Trump për luftën kundër DEASH-it”.

“Të ardhurat nga këto fusha të naftës nuk shkojnë për SHBA-në, por për SDF-në”, tha Hoffman në një pyetjeje tjetër lidhur me fushat e naftës në Siri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara