Pentagoni paralajmëron Turqinë: Çdo sulm në Siri veriore  është “i papranueshëm”

11:06 | 13 Dhjetor 2018

Pentagoni të mërkurën paralajmëroi Turqinë se çdo sulm kundër kurdëve në Siri veriore do të ishte “i papranueshëm”.

“Çdo veprim i njëanshëm në pjesën verilindore të Sirisë, sidomos në një zonë ku mund të ketë ekipe amerikane, është shumë shqetësuese”, tha zëdhënësi i Pentagonit Sean Robertson, raporton Al-arabiya, përcjell arbresh.info

“Çdo veprim i tillë do të konsiderohej, i papranueshëm,” tha Robertson.

Paralajmërimi i SHBA erdhi pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij do të kryejë brenda ditësh një operacion të ri në Siri kundër luftëtarëve kurdë të mbështetur nga SHBA.

Njësitë e mbrojtjes së popullit kurd iu përgjigjën kërcënimeve të Erdoganit duke thënë se çdo operacion turk do të ndikonte në betejën kundër organizatës ISIS. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara