Pelosi: Ligjvënësit të vazhdojnë me impiçmentin ndaj Trumpit

17:04 | 5 Dhjetor 2019

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, u ka kërkuar ligjvënësve që të hartojnë nenet e impiçmentit kundër presidentit Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky veprim shënon një përshkallëzim dramatik në iniciativën e deritanishme të Dhomës së Përfaqësuesve për impiçment dhe vjen vetëm një ditë pasi Komiteti Juridik zhvilloi dëgjimin e parë publik për këtë çështje.

“Sot, unë kërkoj nga kryetari ynë që të vazhdojë me nenet e impiçmentit”, tha Pelosi, duke iu referuar kryetarit të Komitetit Juridik, Jerry Nadler.

Hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve është përqendruar në disa kërkesa të Trump-it drejtuar Zelensky-t për të shpallur hetime kriminale ndaj kandidatit udhëheqës të demokratëve Joe Biden dhe djalit të tij Hunter në zgjedhjet e vitit 2016 si dhe pretendimet se në këto zgjedhje ka ndërhyrë Ukraina, e jo Rusia.

Pjesë e hetimeve është edhe ndalesa e ndihmës ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarëve të miratuar nga Kongresi për Ukrainën, nëse Trump ka kushtëzuar lëshimin e asaj ndihme dhe një takim të mundshëm në Zyrën Ovale me Zelensky-n, pas çka pretendohet se presidenti ukrainas njoftoi publikisht hetimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara