PE suspendon deputetin polak për shkak të seksizmit

13:55 | 14 Mars 2017

Parlamenti Evropian suspendoi të martën deputetin polak me dhjetë ditë, pasi që ai gjatë një debati kishte thënë se femrat duhet të fitojnë më pak nga meshkujt , pasi që janë “më të dobëta, më të ulëta dhe më pak inteligjente”.

Presidenti i Parlamentit, Antonio Tajani ka thënë se Janush Korvin Mike do të suspendohet që të kryejë punët e Parlamentit për dhjetë ditë, dhe nuk do të marrë ditoren për 30 ditë dhe do t’i ndalohet që të prezantohet në këtë trup ligjvënës për një vit.

Lajmet më të lexuara