Pas tërmetit parashikohet goditja nga cunami

20:04 | 14 Nëntor 2019

Autoritetet indoneziane kanë paralajmëruar për goditjen nga një cunami pas tërmetit që ka rënë në ishujt Maluku.

Tërmeti me magnitudë 7.4 është regjistruar në veriperëndim të ishujve Ternate dhe në thellësi prej 45 km.

Epiqendra e tërmetit është në det.

Shërbimi meteorologjik i Indonezisë paralajmëron ardhjen e një cunami por tregon se nuk do të ketë pasoja shkatërruese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara