Pas të nxehtit, nisin shirat e stuhishëm në Gjermani

11:46 | 10 Gusht 2018

Pas disa ditëve të nxehtësisë së jashtëzakonshme, shirat e stuhishëm kanë nisur të shkaktojnë telashe në Gjermani.

Disa njerëz janë lënduar nga pemët e shkatërruara si dhe trafiku është rënduar dukshëm, transmeton portali arbresh.info.

Stuhia Nadine ka shkaktuar shira dhe erëra të forta në Gjermani gjatë së enjtes mbrëma. Erërat ishin më të forta rreth Hanoverit dhe përgjatë Detit Verior. Shpejtësia e erës në bregun verior goditi 140 kilometra në orë.

Udhëtimi u ndërpre dhe disa udhëtarë të bllokuar gjatë natës u ofruan strehim emergjent në karrocat e gjumit nga operatori hekurudhor Deutsche Bahn (DB)./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale