Pas Brexi-tit ikin disa ministra

11:10 | 14 Shkurt 2020

Qeveria e Britanisë së Madhe riformatohet pas largimit zyrtar nga Bashkimi Europian. Sijad Javid dha dorëheqjen nga drejtimi i Ministrisë së Financave, ndërsa kryeministri Boris Johnson kërkon që t’i japë një shtysë tjetër ekonomisë së vendit.

Javid kundërshtoi urdhrin për të shkarkuar ndihmësit e tij duke thënë se asnjë ministër nuk mund ta pranojë një kusht të tillë. Pa humbur kohë, Johnson emëroi dhe pasuesin e tij, Rishi Sunak.

Sekretari për Biznesin dhe ai për Irlandën e Veriut ishin mes atyre që u shkarkuan. Gjithashtu nga qeveria u largua ministrja për Strehimin dhe ajo për Mjedisin, ndërsa kryeministri Johnson kërkoi dhe dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Britanisë së Madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara