Partia e Orban bie nga froni, opozita fiton qytetet e mëdha në Hungari

01:22 | 14 Tetor 2019

Opozita e Hungarisë shënoi fitoren e saj më të madhe zgjedhore në një dekadë, ku si sfiduesi liberal Gergely Karacsony rrëzoi kryetarin e partisë në pushtet Istvan Tarlos si kryetar i Budapestit.

Partitë opozitare kanë fituar edhe në qytete tjera të mëdha, transmeton portali arbresh.info

Sipas “Reuters” rezultati nuk do të ndikojë në kontrollimin e pushtetit nga kryeministri Viktor Orban, pasi kabineti i tij është i bashkuar nga një ekonomi e fortë, retorikë e ashpër dhe nga rritja e pagave. Partia e tij qeverisëse Fidesz mbetet jashtëzakonisht e popullarizuar në zonat rurale.

Zgjedhjet e përgjithshme në Hungari pritet të mbahen në vitin 2022 dhe Orban, i cili u ngrit në pushtet në vitin 2010, ka shumicën në Parlament.

Me numërimin e 81.6% të votave, Karacsony kishte 50.6% mbështetje krahasuar me 44.3% për Tarlos, sipas të dhënave në faqen e internetit të Zyrës Kombëtare të Zgjedhjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara