Paralizohet Parisi nga greva masive

16:47 | 13 Shtator 2019

Kryeqyteti francez është paralizuar tërësisht, pasi që punonjësit e transportit janë në grevë për shkak të reformave të planifikuara të pensionit.

Dhjetë nga 16 linjat e Parisit janë mbyllur, kurse shërbimi i të tjerave ishte prishur, transmeton portali arbresh.info.

Shumë punëtorë morën biçikleta, ecën apo qëndruan në shtëpi.

Stacioni i mbyllur i metrosë

Greva, më e madhja që nga viti 2007, është veprimi i parë i madh kundër planeve të presidentit Macron për pension universal.

Kjo reformë do të zëvendësonte dhjetëra skema të ndryshme pensioni për profesione të ndryshme.

Anëtarët e profesioneve të tjera përfshirë avokatët, personeli i linjës ajrore dhe punonjësit e mjekësisë kanë bërë thirrje për më shumë greva duke filluar nga e hëna.

Kishte 235 km bllokim trafiku në rajonin e Parisit, thanë zyrtarët, më shumë se dyfish nivelet normale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara