Parajsën e bardhë të Turqisë brenda 6 muajve e vizituan 1 milion turistë

15:57 | 4 Korrik 2019

Pamukkale, ndryshe njohur edhe “parajsa e bardhë” me travertinat me bukuri unike, ujëra termike shëruese dhe qytetet antike përreth, gjatë sezonit veror vazhdon të pres mysafirët.

Lokaliteti Pamukkale në Denizli të Turqisë, i cili gjendet në Listën e Trashëgimisë Botërore UNESCO, në 6 muajt e fundit e vizituan 1 milion turistë

Pamukkale, ndryshe njohur edhe “parajsa e bardhë” me travertinat me bukuri unike, ujëra termike shëruese dhe qytetet antike përreth, gjatë sezonit veror vazhdon të pres mysafirët.

Lokaliteti gjendet ndër destinacionet më të preferuara edhe brenda javës edhe në fund të javës, ndërsa vizitohet nga turistë vendor dhe të huaj.

Kryetari i Shoqatës së Hoteleve dhe Ndërmarrjeve Turistike të Denizli, Gazi Murat Şen në deklaratën për gazetarët tha se lëvizshmëria në Pamukkale është rritur ndjeshëm.

Ai tha se në Pamukkale brenda 6 muajve të parë të këtij viti kanë ardhur 1 milion turistë.

“Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër ishte rreth 780.000 vizitorë. Në krahasim me vitin e kaluar kemi shënuar një rritje prej 23 për qind. Jemi duke bërë gjithçka për të rritur këtë numër në 3 milionë turistë deri në fund të vitit”, u shpreh ai.

Şen, gjithashtu tha se nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit kanë kërkuar që të vendoset ndriçim të natës, me të cilin synojnë rritjen e numrit të turistëve./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara