Papa Françesku paralajmëron vizitë në Mal të Zi

15:12 | 14 Dhjetor 2019

Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku do të vizitojë Malin e Zi vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Papa Françesku në takimin e sotëm me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç në Vatikan konfirmoi ardhjen e tij në Mal të Zi vitin e ardhshëm.

“Vizita e kreut të Kishës Katolike në vendin tonë ka rëndësi historike”, thuhet në kumtesën e qeverisë pas takimit të Markoviç me papën.

Sipas kumtesës, Papa Françesku në takimin me Markoviç ka vlerësuar politikat që zhvillon Mali i Zi, për ekumenizmin, kulturën, ekologjinë dhe humanizimin në të gjitha sferat e marrëdhënieve shoqërore.

Kryeministri malazez Markoviç, përveç papës, gjithashtu në Vatikan është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit, Kardianlin Peter Parolin. Sipas njoftimeve të mëparshme nga qeveria, Markoviç do të diskutojë me përfaqësuesit e Vatikanit rreth projektligjit për lirinë e fesë, i cili duhet të miratohet në Mal të Zi deri në fund të vitit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara