Pamjet ajrore të vullkanit në Hawaii

14:11 | 6 Qershorë 2018

Pamjet ajrore të Hawaiit kanë kapur pasojat e llavës nga vullkani Kilauea.

Qindra shtëpi janë shkatërruar brenda natës, transmeton portali arbresh.info.

Shkatërrimi në masë brenda natës dyfishon numrin e 117 shtëpive të shkatërruara që kur filloi shpërthimi i vullkanit me 3 maj, duke e bërë këtë ditë më shkatërruesen që nga fillimi i shpërthimit.

Të gjithë ata që jetojnë në zona të resorteve janë duke u munduar t’ua gjejnë një zgjidhje banimi.

Si të mos mjaftonte vullkani, ishulli u godit edhe nga një tërmet i magnitudës 5.5, duke shkaktuar dëme të mëtutjeshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale