Pamje shokuese nga zjarret në Australi

08:46 | 14 Janar 2020

Zjarret në Australi kanë lënë pasojë të tmerrshme. Për shkak të zjarreve 27 persona kanë humbur jetën, një miliard kafshë kanë ngordhur dhe 2100 shtëpi janë shkatërruar.

Fotografitë e publikuara së fundmi tregojnë pasojat e tmerrshme të zjarrit sidomos në zonat rurale të vendit.

Aty gjithashtu shihen fotografitë para dhe pas zjarreve në zonat malore, ku vërehet dukshëm shkatërrimit i zonave pyjore si janë ato në Forster, Harrington, Nana Glendhe Wallabi Point, shumë pranë zonave të banimit.

Në anën tjetër qeveria është zotuar se do të formojë një komision që do të hetojë këto vatra zjarresh, si dhe ka dhënë 50 milionë dollarë australianë në mbrojtjen e botës shtazore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara