Ortek në Alpet Franceze, katër të vdekur

19:44 | 2 Mars 2018

Së paku katër persona kanë humbur jetën nga një ortek në juglindje të Francës.

Orteku goditi një resort skish në Entraunes, në Alpet Franceze në kufi me Italinë, transmeton portali arbresh.info

Një person mendohet të jetë i zhdukur dhe një tjetër është lënduar.

Orteku ndodhi në një zonë ku njerëzit po skijonin jashtë piste në afërsi të parkut kombëtar Mercantour, raportojnë mediat lokale.

Ndërkohë një operacion shpëtimi është zhvilluar në pasditen e së premtes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara