Operacioni “Burimi i Paqes”, Forcat Turke  godasin objektivat e organizatës terroriste në Siri

09:48 | 10 Tetor 2019

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” deri më tani kanë hapur zjarr ndaj 181 objektivave të organizatës terroriste.

Ministria nga llogaria e saj në Twitter ka informuar lidhur me operacionin “Burimi i Paqes” i cili vazhdon në lindje të Eufratit në veri të Sirisë, transmeton arbresh.info

“TSK me elementët e forcave ajrore dhe mjeteve mbështetëse të zjarrit deri më tani në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” ka hapur zjarr ndaj 181 objektivave të organizatës terroriste”, thuhet në deklaratën e ministrisë./AA/arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara