OKB do të mbajë takim urgjent

23:42 | 6 Dhjetorë 2017

Tetë nga 15 vendet që aktualisht janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë bërë thirrje për një takim urgjent në të cilin pritet të diksutohet mbi vendimin e Donald Trump.

Kërkesa për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, është bërë nga Franca, Bolivia, Egjipti, Italia, Senegali, Suedia, Britania dhe Uruguaji, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Donald Trump ka shkaktuar pakënaqësi në mbarë botën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale