OKB ofron mbështetje financiare për zhvillimin ekonomik të Irakut

15:17 | 19 Shkurt 2019

Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe autoriteteve irakiane nënshkruan një marrëveshje për mbështetje në vlerë 42,5 milion dollarë të destinuar për zhvillimin rajonal në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e Ministrisë së Planifikimit të Irakut, nga ministri irakian i Planifikimit, Nouri Sabah al-Dulaimi dhe ambasadori i OKB-së për Irakun, Ramon Blecua.

Dulaimi tha se me këtë mbështetje të OKB-së, do të realizohen disa projekte në Basra, e cila sipas tij ishte injoruar sa i përket sektorit të shërbimeve dhe falënderoi OKB-në për mbështetjen financiare që ia jep Irakut.

Beluca shtoi se marrëveshja synon forcimin e ekonomisë së Irakut dhe hapjen e mundësive të reja të biznesit.

“Kjo mbështetje i dedikohet Basrës dhe zonave të tjera të Irakut që janë në nevojë. OKB mbetet e përkushtuar për premtimet e bëra në kuadër të hapjes së mundësive të reja të biznesit dhe mbështetjes së autoriteteve lokale. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me rajonet e çliruara nga terroristët, por edhe për projektet zhvillimore dhe të mbështetjes edhe në rajonet jugore të vendit”, tha Blecua.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara