OKB: Facebook është shndërruar në një bishë në Myanmar

20:55 | 13 Mars 2018

Hetuesit e OKB-së kanë akuzuar mediat sociale “Facebook” se po luan një “rol përcaktues” në nxitjen e urretjes ndaj myslimanëve Rohingya në Myanmar.

Një ekipet e hetimit të akteve të mundshme të genocidit tha se “Facebook u shndërrua në një bishë”, transmeton portali arbresh.info

Rreth 700 mijë Rohingya kanë ikur në Bangladesh që kur ushtria në Myanmar nisi një operacion gjatë muajit grusht kundër “kryengritësve” në shtetin Rakhine.

Facebook ka thënë se nuk ka “vend për gjuhën e urrejtjes” në platformën e saj.

“Ne e marrim këtë me shumë seriozitet dhe kemi punuar me ekspertë në Myanmar për disa vjet për të zhvilluar burime të sigurisë dhe fushata kundër-fjalimit”, tha një zëdhëndse e Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale