Nxirren trupat e katër turistëve në Budapest

22:11 | 11 Qershor 2019

Anija që e goditi ishte zvicerane, derisa hetimet janë duke vazhduar.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e katër turistëve të mbytur në ujërat e Danubit në Budapest, pas operacionit të nxjerrjes së anijes që u fundos dy javë më parë.

Anija ‘The Mermaid’, u fundos brenda pak sekondash, më 29 maj, pasi që një anije tjetër, e cila ishte më e madhe, e goditi nga mbrapa.

Anija që e goditi ishte zvicerane, derisa hetimet janë duke vazhduar, përcjell albinfo.ch.

26 turistë koreano-jugorë dhe dy hungarezë kanë vdekur në tragjedinë më të rëndë që ka ndodhur në këtë lumë. Kapiteni i anijes që e shkaktoi aksidentin, një 64-vjeçar ukrainas, po mbahet në arrest nga policia.

Avokati i tij tha se ai e goditi anijen, por nuk bëri asnjë gabim, për shkak se anija e tij po vepronte sipas instruksioneve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara