Nuk ka të mbijetuar në aksidentin ajror në Indi

13:14 | 13 Qershor 2019

Forcat Ajrore të Indisë (IAF) të enjten njoftuan se nuk ka të mbijetuar në mesin e 13 personave në ekuipazhin e avionit i cili u zhduk në fillim të muajit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbetjet e avionit An-32 i cili u zhduk më 3 qershor në shtetin indian verilindor Assam u gjetën të martën.

“Tetë anëtarë të ekipit të shpëtimit kanë arritur në vendin e rrëzimit sot në mëngjes. IAF me keqardhje informon se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i An32”, thonë forcat ajrore përmes Twitterit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara