Norvegjia do dyfishimin e ushtarëve amerikanë pranë Rusisë

09:20 | 13 Qershorë 2018

Anëtari i NATO-s, Norvegjia tha se do të kërkojë nga Uashingtoni të dërgojë 700 trupa të marinsave në rajonin verior, krahasuar me 330 sa është rotacioni i vitit të shkuar.

Njoftimi i Oslos pasoi një thirrje të premten nga nëntë vende përgjatë bregut lindor të NATO-s, duke përfshirë Estoninë, Poloninë dhe Rumaninë, për një prani më të fortë të aleancës, transmeton portali arbresh.info.

NATO ka forcuar mbrojtjen e saj në Evropën Qendrore dhe Lindore në përgjigje të frikës në rritje, pas aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Kërkesa e Oslos përkonte të martën me paraqitjen e një sfide ligjore ndaj tarifave të SHBA për çelikun dhe aluminin në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) me bazë në Gjenevë.

Nëse vendoset të bëhet një gjë e tillë, vendosjet e ardhshme të SHBA do të stacionoheshin në Setermoen, 420 kilometra nga Rusia.

Aktualisht, trupat amerikane janë të stacionuara në Vaernes në qendër të Norvegjisë, pavarësisht protestës me zë të lartë nga Moska.

Norvegjia tha se ftesa ishte rreth trajnimit të NATO-s dhe përmirësimin e aftësive luftarake të dimrit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale