Nivel rekord! Temperaturat në Arktik, qershori, më i nxehti i regjistruar

17:02 | 7 Korrik 2020

Temperaturat në Arktikun siberian arritën nivele rekord në qershor me disa zona ku termometri shkoi deri në 10 gradë Celsius.

Shkencëtarët thonë se i nxehti ka ndihmuar zjarret në rajon duke rezultuar në çlirimin e paprecedentë të 59 milionë tonëve dioksid karboni. Moti i nxehtë në verë nuk është i pazakontë në qarkun arktik, por muajt e fundit janë parë temperatura si jo zakonisht të larta. Arktiku besohet se po ngrohet dy herë më shpejt se sa mesatarja globale.

Carlo Buontempo, drejtor i programit të Bashkimit Evropian të vëzhgimit të Tokës, Copernicus, tha se tendenca është shumë shqetësuese. Shkencëtarët e Kopernikus thonë se rajoni ka parë një rritje mesatare të temperaturave prej 5 gradësh Celsius.. Kjo është më shumë se një gradë më e lartë se dy qershorët e tjerë më të nxehtë të regjistruar në 2018 dhe 2019.

Një qytet siberian, Verkhojansk, arriti një temperaturë prej 38 gradësh Celsius më 20 qershor, 18 gradë më e lartë se temperatura mesatare maksimale ditore për muajin. Ndërsa më herët këtë qershor, pjesë të Siberisë regjistruan temperaturën 30 gradë Celsius.

Ndërkohë, rreth 246 zjarre, që mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se 1400 km katror, u regjistruan në rajon më 6 korrik.

Lajmet më të lexuara