Nisen për të ndihmuar të përmbyturit, rrëzohet helikopteri në Marsejë të Francës

17:07 | 2 Dhjetor 2019

Tre punonjës shpëtimi në një mision për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet në jug të Francës u vranë kur helikopteri i tyre u rrëzua afër Marsejës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani EC145 kishte qenë në një fluturim shpëtimi dhe zbulimi në rajonin e Var, natën e së dielës kur kontakti me të ishte i humbur, thanë zyrtarët.

Për fat të keq, helikopteri ishte rrëzuar dhe ekuipazhi prej tre personave u gjetën afër qytetit Rove, pas së cilës gjë po zhvillohet një hetim.

Në një deklaratë, Ministri i Brendshëm Christophe Castaner dhe zëvendësi i tij, Laurent Nuñez, i përshkroi të tre viktimat si “heronj të përditshëm që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur francezët”.

Vendi i përplasjes në kodrat në veri të Marsejës është mbyllur ndërsa policia dhe hetuesit po gjurmojnë skenën, njoftojnë mediat franceze.

Burime pranë hetimit thanë se dukshmëria e dobët e shkaktuar nga mjegulla mund të ishte një faktor.

Ndryshe, shiu i fortë në Francën jug-lindore ka çuar në përmbytje të mëdha dhe vdekje të shumta – ku si pasojë gjashtë njerëz kanë vdekur.

Ndër ta thuhet se ishte një bari në rajonin e Var i cili të dielën i cili u përfshi nga uji derisa po përpiqej të kalonte një rrjedhë të fryrë me automjetin e tij ndërsa priste për kopenë e tij. Trupi i tij u gjet më vonë në veturën e tij, më tej në rrjedhën e poshtme.

Gjithashtu të dielën, pronari i një stalle u gjet i vdekur në të njëjtin rajon pasi ai gjithashtu u zhduk, kanë thënë zyrtarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara