Ngrohja globale po ndikon të zjarret në Kaliforni

08:42 | 25 Shtator 2020

Sipas shkencëtarëve, ndryshimi i klimës po ndikon dhe po e rrit shkallën e zjarreve të fundit në Kaliforni.

Analiza e tyre gjen një rol “të qartë dhe të përhapur” për ngrohjen globale në rritjen e kushteve për zjarr.

Sipas autorëve të studimit, Kalifornia tani ka një ekspozim më të madh ndaj rreziqeve të zjarrit sesa para se të fillonte ndryshimi klimatik, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Çështjet e menaxhimit të tokës, të përmendura nga Presidenti Donald Trump si një shkak kryesor, nuk mund të shpjegojnë vetvetiu skëterret e fundit.

Në Kaliforni kanë shpërthyer zjarret më të këqija që në 18 vjet.

Për shkak të zjarrit më shumë se 30 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra njerëz janë detyruar të braktisin shtëpinë e tyre.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neëson po vazhdon të fajësojë ndryshimin e klimës për zjarret për kanë përfshirë vendin.

Presidenti Trump, nga ana tjetër, e ka hedhur poshtë këtë argument, në vend të kësaj duke treguar praktikat e menaxhimit të tokës si drejtuesin kryesor.

Megjithatë, studimi i fundit shkencor ka theksuar se rritja e temperaturave po luan një rol të madh.

Në fillim të këtij viti, i njëjti ekip kërkimor publikoi një përmbledhje të origjinës së zjarreve dramatike të Australisë që u ndezën në sezonin 2019-2020.

Ky studim tregoi se ndryshimi i klimës ishte prapa një rritje në frekuencën dhe ashpërsinë e motit të zjarrit – të përcaktuara si periudha kohore me një rrezik më të lartë zjarri për shkak të një kombinimi të temperaturave të larta, lagështisë së ulët, reshjeve të pakta dhe erërave të forta.

“Për shkak të ndryshimit të klimës, pyjet po bëhen më të ngrohta dhe më të thata”, tha autori i studimit, Matheu Jones.

Autorët e rishikimit konkludojnë se “ndryshimi i klimës po sjell mot më të nxehtë dhe të thatë në SHBA perëndimore dhe rajoni është thelbësisht më i ekspozuar ndaj rreziqeve nga zjarri sesa ishte para se njerëzit të fillonin të ndryshonin klimën globale”.

Një faktor tjetër në Kaliforni ka qenë shkelja e vendbanimeve njerëzore në zonat e pyllëzuara. Kjo ka rrezikuar që shumë shtëpi të tjera të rrezikohen nga këto flakë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara