Ngrin veten në një zemër akulli për 13 minuta në ditën e Shën Valentinit

08:56 | 15 Shkurt 2020

Gjërat që bëjnë njerëzit për dashurinë: luftojnë, vuajnë dhe varrosen të gjallë në temperatura nën zero.

Një adhurues i adrenalinës është varrosur i gjallë në një zemër të akullt në temperaturë minus 35 gradë ditën e Shën Valentinit – e tëra kjo në emër të dashurisë, transmeton portali arbresh.info.

Oleg Rezanov, 47-vjeç kaloi rreth 13 minuta në një pako akulli e bore të trashë rreth 20 centimetra.

Një banor i Zelenogradsk në rajonin perëndimor të Rusisë, ai kishte fluturuar në Yakutsk – një nga qytetet më të ftohtë në Tokë – vetëm për ta bërë marifetin.

Rezanov u shtri në një vrimë në formë zemre në toke, duke mos veshur asgjë tjetër përveç pantallona të shkurtra dhe një peshqir rreth kokës.

Ai u mbuluan me akull dhe “varri” i tij u mbush me ujë. Ekipet e shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes.

Atë e nxorën 12 minuta e 52 sekonda më vonë (1252 është viti kur u themeluan Zelenogradsk); Rezanov po dridhej dhe mezi po qëndronte në këmbë.

“Mbaj mend minutën e parë dhe nuk mbaj mend më tej,” i tha ai mediave lokale, duke shtuar se mbajti frymën e tij nën dëborë dhe thithi vetëm dy herë sepse aty nuk kishte shumë ajër.

“Mu kthyen shqisat vetëm kur po nxirrnin kokën jashtë”.

Ai ia kushtoi marifetin gruas së tij, Irina, me të cilën ka gjashtë fëmijë.

Rezanov, një ish ushtar, e quan veten “Zoti i të Ftohtit” dhe pretendon se mban 12 rekorde botërore të mbijetesës në mot të ftohtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara