Netanyahu i përgjigjet Erdoganit në lidhje me dhunën në Gaza

21:32 | 15 Maj 2018

Izraeli ka kërkuar nga konsulata e përgjithshme turke në Jerusalem që të largohet përkohësisht nga vendi.

Masa erdhi pasi Ministri i Jashtëm turk përjashtoi përkohësisht ambasadorin e Izraelit, si shenjë proteste kundër përdorimit të forcës vdekjeprurëse në kufirin e Gazës dhe vendimin e SHBA për të zhvendosur ambasadën e saj në Jerusalem, transmeton portali arbresh.info

Në rrjetin social Twiiter, Erdogan shkroi se Benjamin Netanyahu “ka gjakun e palestinezëve në duart e tij”.

Nuk ka vonuar përgjigjja e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili tha se “Erdogan është midis mbështetësve më të mëdhenjë të Hamasit dhe nuk ka dyshim se ai e kupton mirë terrorizmin dhe masakrën. Unë i sugjeroj atij që të mos na predikojë moralitet”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale