Nëse Britania ndryshon mendje mbi Brexit, është e mirëpritur në BE

22:00 | 21 Prill 2017

Britania e Madhe do të jetë e mirëpritur të qëndrojë në BE nëse vendos të ndryshojë mendje mbi Brexit, tha presidenti i Parlamentit Europian.

Përkundër deklaratës së presidentit të PE-së, kryeministrja e Britanisë Theresa May ka deklaruar më parë se ‘nuk ka kthim prara’, transmeton portali arbresh.info.

Antonio Tajani i ka bërë këto komente pas takimit me kryeministren e Britanisë, ndërsa ka shtuar se ‘nëse britanezët ndryshojnë mendje, BE-ja i pret me krah të hapur’.

“Nëse Britania e Madhe, pas zgjedhjeve, dëshiron të tërhiqet (nga neni 50),  atëherë procedura është shumë e qartë,” tha ai, citon Guardian.

“Nëse Britania do të qëndrojë në BE, do të ishte në favor të të gjithve dhe unë do isha tejet i lumtur”, shtoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara