Në Tal Abyad gjenden armë dhe municione të shumta

16:03 | 14 Tetor 2019

Ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) arritën deri tek shumë armë dhe municione në qendrën e qytetit që qëndroi rreth 4,5 vite nën kontrollin e YPG/PKK-së

Në qendrën e qytetit Tal Abyad, e cila u çlirua nga terroristët në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” në lindje të Eufratit, janë konfiskuar armë dhe municione të shumta të terroristëve të YPG/PKK-së.

Në qytetin Tal Abyad që u çlirua dje nga terroristët, vazhdojnë punimet e kërkimit në ditën e pestë të operacionit.

Ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) arritën deri tek shumë armë dhe municione në qendrën e qytetit që qëndroi rreth 4,5 vite nën kontrollin e YPG/PKK-së.

Qyteti Tal Abyad, pjesë e Raqqa-s, në qershor të vitit 2014 ishte okupuar nga organizata terroriste DEASH.

YPG/PKK në qershor të vitit 2015 kishte okupuar Tal Abyad-in me kërkesën e SHBA-ve./AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara