Në lumë nuk ka më ujë por vetëm plehra

20:27 | 5 Qershorë 2018

Pamjet shokuese të lumenjve në disa vende aziatike, kryesisht në Indi, kanë bërë xhiron e botës në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit. Farë pranë qendrave të qyteteve me qiellgërvishtës të lartë ose mrekullive të botës si Taj Mahal, pirgjet me plastikë dhe plehra të tjera kanë zëvendësuar ujin në shtratin e lumenjve.

India mban rekord në renditjen e qyteteve më të ndotura, me plot 14 të tilla, ku edhe kanalizimet janë të bllokuara nga mbeturinat e shumta që hidhen pa kriter, ndërsa mbledhja e mbetjeve plastike është “profesioni” më i përhapur mes vendasve.

Në Manila, Filipine, lumi Pasig konsiderohet si një prej më të ndoturve në botë për shkak të numrit të madh të mbetjeve që hidhen aty çdo ditë. Por pavarësisht ndotjes mbetet një vend i preferuar nga fëmijët për të notuar.

Nga ana tjetër, Indonezia është renditur si ndotësi i dytë më i madh detar në botë, pas Kinës. Sipas raportimeve të organizatave të ndryshme vendi prodhon 187,2 milionë ton mbetje plastike çdo vit ndërsa i mungon infrastruktura për të përballuar këtë problem.

Studimet më të fundit në këtë fushë kanë nxjerrë parashikimin e frikshëm se deri në vitin 2050, në dete do të ketë më shumë mbetje plastike se sa peshq.

 

Shpërndaje në rrjete sociale