Në Japoni legalizohen valutat digjitale

17:17 | 2 Prill 2017

Duke filluar nga ky muaj në Japoni do të hyjë në fuqi ligji i ri me të cilin legalizohen valutat digjitale si mjet i vlefshëm për pagesa.

Komisioni japonez për llogaritje standarde njoftoi se do të fillojë të punojë për krijimin e rrethanave, të cilat duhet të lehtësojnë sektorin e llogaritjes që të miratojë transaksionet në valuta digjitale.

Pritet që i gjithë procesi të zgjasë rreth gjashtë muaj, shkruan gazeta japoneze “Nikei”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara