Në hartën e vendeve të rrezikshme si destinacione turistike edhe Kosova

12:25 | 21 Shtator 2019

Zyra e Jashtme britanike u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të kenë kujdes nga udhëtojnë.

Paralajmërimi është lëshuar për SHBA dhe Evropë, shkruan portali arbresh.info.

E në hartën ku janë paraqitur vendet e Evropës që më të rrezikshme si destinacione turistike bën pjesë edhe Kosovë.

Republika e Kosovës është paraqitur me portokalli si shënjim që tregon se ka gjasa të ndodhë sulm terrorist.

Me të kuqe janë paraqitur si vendet më të rrezikshme Belgjika, Franca, Gjermania, Rusia, Turqia e Britania e Madhe.

Më poshtë keni hartën e plotë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara