Në Ankara hapet ekspozita me fotografi “Kosova magjepsëse”

08:51 | 20 Shkurt 2020

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Ankara ka nisur rrugëtimin ekspozita me fotografi me titull “Kosova magjepsëse”.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara në bashkëpunim me Qendrën Tregtare “NATA VEGA” të kryeqytetit ka çelur të shtunën ekspozitën me fotografi “Kosova magjepsëse” në ambientet e brendshme të kësaj qendre, përcjellë arbresh.info.

Ekspozita përbëhet nga fotografi artistike me imazhe nga bukuritë natyrore e kulturore të Kosovës.

Lajmet më të lexuara