Ish-presidenti i Francës, Valery Giscard d’Estaing, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, këtë e bën të ditur nga fondacioni i tij.
Fondacioni Valery Giscard d’Estaing me anë të një postimi në Twitter ka deklaruar se në përputhje me dëshirën e ish-presidentit, ai do të varroset vetëm në prani të familjarëve, transmeton Klan Kosova.
Në shtator të këtij viti, Giscard, pati probleme të frymarrjes dhe u shtrua në spital, ku edhe ishte shëruar. Nga mesi nëntorit ai sërish ishte i sëmurë, i ndjeri ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, shkruan Reuters.