Ndalohet namazi në një gjimnaz të Gjermanisë

12:58 | 3 Mars 2017

Në qytetin gjerman në Wupertal një gjimnaz ua ka ndaluar nxënësve myslimanë lutjet në shkollë.

Ky nuk është rasti i parë që ky qytet, njëri ndër më të varfrit në Gjermani që u përball me sfidën e qëndrimit ndaj qytetarëve të besimit islam.

Shumë nxënës të gjimnazit “Johannes Rau” në fakt nëpër tualetet e shkollës kanë marrë abdes, janë falur në hapësirat e shkollës, duke iu lutur Allahut, çka e ka detyruar drejtorinë e shkollës që të ndalojë “lutjet provokative”, transmetojnë mediat gjermane.

E gjithë ngjarja ka përfshirë edhe autoritetet e rrethit në Dyseldorf duke iu dhënë mbështetje organeve të shkollës dhe duke tentuar ta ndalojë “përshtypjet e gabuara”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara