NATO thërret takim urgjent mbi Sirinë

12:44 | 14 Prill 2018

NATO do të thërrasë mbledhje urgjente për të diskutuar sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të kundër regjimit sirian, raporton AA.

Një zyrtarë ka thënë që Këshilli i NATO-s do të takohet në selinë e aleancës në Bruksel këtë pasdite, transmeton portali arbresh.info.

Përfaqësuesit e Britanisë, Francës dhe SHBA-ve do të informojnë këshillin për sulmet ajrore në Siri, shtoi burimi.

Në orët e para të mëngjesi të sotëm, SHBA, Britani dhe Franca nisën sulme ajrore mbi objektet e dyshuara të armëve kimike të regjimit të Assadit në vend./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara