“NATO është e sigurtë se SHBA nuk do të largohet nga aleanca”

14:32 | 6 Gusht 2019

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të vazhdojnë të qëndrojnë në aleancë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, i cili qëndron në një vizitë në Zelandën e Re, në deklaratën për gazetarët tha se beson se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë në aleancën e NATO-s, duke treguar se nuk kanë bërë ndonjë përgatitje në lidhje me këtë për arsye se nuk shohin një mundësi të tillë.

Ai tha se qëndrimin e SHBA-ve në NATO e mbështesin të dyja palët dhe se SHBA-të këtë e kanë dëshmuar duke rritur praninë ushtarake në Evropë.

Stoltenberg thekson se thirrja e presidentit amerikan Donald Trump ndaj vendeve tjera anëtare që të japin më shumë kontribute ndaj aleancës do të realizohet.

Gazeta “New York Times”, ka shkruar se Trump në vitin 2018 shumë herë ka diskutuar mbi çështjen e largimit nga NATO-ja me këshilltarët e tij të lartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara