NASA zbulon planet për të dërguar gruan e parë në Hënë

16:54 | 22 Shtator 2020

Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) ka prezantuar edhe zyrtarisht planin 28 miliardë dollarësh për kthim në Hënë më 2024.

Si pjesë e programit të quajtur Artemis, NASA do të dërgojë një burrë dhe një grua në sipërfaqen lunare për uljen e parë njerëzore që nga 1972, transmeton portali arbresh.info.

Por itinerari i agjencisë lidhet me lëshimin e 3.2 miliardë dollarëve nga Kongresi për të ndërtuar sistemin e uljes.

Astronautët do të udhëtojnë në një kapsulë të llojit të Apollos të quajtur Orion që do të niset nga një raketë e fuqishme SLS.

Duke folur të hënën pasdite (me kohën amerikane), administratori i Nasa Jim Bridenstine tha:

“28 miliardë dollarë përfaqësojnë kostot e lidhura për katër vitet e ardhshme në programin Artemis për të zbritur në Hënë. Financimi i SLS, financimi Orion, sistemi i uljes njerëzore dhe i sigurisht që janë të përfshira kostumet hapësinore – të gjitha ato gjëra që janë pjesë e programit Artemis “.

Por ai shpjegoi: “Kërkesa për buxhet që kemi përpara Dhomës dhe Senatit tani përfshin 3.2 miliardë dollarë për vitin 2021 për sistemin e uljes njerëzore. Është shumë e rëndësishme që të marrim ato 3.2 miliardë dollarë.”

Dhoma e Përfaqësuesve tashmë ka miratuar projektligjin për të alokuar 600 milionë drejt landerit lunar. Por Nasa ka nevojë për më shumë fonde për të zhvilluar automjetin në tërësi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara