Momenti kur i riu qëlloi me thikë një grua në Australi

14:42 | 13 Gusht 2019

Një i ri i armatosur është arrestuar në qendër të Sidneit në Australi, pasi ka goditur me thikë në shpinë një grua 41-vjeçare në mes të rrugës, ndërsa ndiqte të tjerët për ti vrarë me thikën e kuzhinës.

Agresori është mundur të neutralizohet nga këmbësorët që gjendeshin në vendngjarje përpara se policia të bënte shoqërimin e tij.

Policia konfirmoi arrestimin e autorit dhe theksoi se shëndeti i gruas e cila po trajtohet në spital ishte i qëndrueshëm.

Pamjet dramatike shfaqin të riun të veshur një bluzë, me kapuç gri duke mbajtur një thikë të madhe në dorë dhe duke u hedhur mbi një “Mercedes” teksa bërtiste ‘’më qëllo në kokë ’’.

Dëshmitarët e guximshëm ishin në gjendje ta ndalonin atë dhe i futën kokën në një kuti qumështi derisa policia arriti dhe e arrestoi. Momentet para se të arrestohej sulmuesi, një grua tjetër u gjet brenda Hotelit Grace me plagë me thikë. Ajo u dërgua në spital në një gjendje jashtë rrezikut për jetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara