Mogherini: Të përshpejtohen negociatat e pranimit për vendet e Ballkanit Perëndimor

18:27 | 17 Prill 2019

Në fjalimin e saj mbyllës në Parlamentin Evropian, shefja e politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini i bëri sot thirrje BE-së të hapë bisedime të reja dhe të përshpejtojë negociatat ekzistuese me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Unë besoj se do të ishte e nevojshme të shpejtoheshin dhe të investonim më shumë në negociatat e pranimit që tashmë ndodhin me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe në partneritetin tonë të fortë me ata që ende nuk janë një vend kandidat”, porositi Mogherini.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara